Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e djeshme, këtë herë në qytetin e Vlorës. Një makinë ka përplasur një këmbësore në Rrugën Transballkanike. E plagosura është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, ndërsa për momentin po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Vlorë/Informacion paraprak Më datë 24.01.2021, rreth orës 21:00, në rrugën Transballkanike, në afërsi të Gjykatës së Apelit, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja shtetasen M. Ll, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve në gjëndje të rëndë shëndetsore. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe sqarimin e plotë e rrethanave të aksidentit.
Shto koment