Welcome to Vlora

PD protestë , qytetarët fikin makinat në shenjë revolte ndaj rritjes së çmimit të naftës

Dega e PD në Elbasan ka organizuar një protestë për rritjen e çmimit të karburanteve. Me moton “Boll Heshtëm” shumë qytetarë janë mbledhur në sheshin “Gensher”, duke i fikur makinat në shenjë revolte ndaj  çmimit të lartë.

“Çmimet në fund fare, më të larta nuk kanë ku të vejnë më. Nuk përballohet asgjë. Me pensionet që kemi ne, gjoja na ka shtuar 6%, por na i ka marrë përpara, na kanë rritur taksat. Kjo qeveri nuk duhet të ekzistojë. Çmimet mbase janë të larta në shumë vende të botës, por këtu janë rroga të ulta”, tha një pensioniste.

Sali Berisha, ka deklaruar se aksioni i opozitës do të jetë në disa drejtime. Krahas përgatitjeve për zgjedhjet lokale, Berisha është shprehur se do të ketë edhe protesta dhe greva.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.