Welcome to Vlora

FNSH aksion blic në Vlorë për eksponentë të krimit, në pranga 3 persona

Duke filluar nga e premtja në mbrëmje, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë prezente në Vlorë.

Mbrëmjen e djeshme, FNSH është vendosur në hyrje të qytetit pranë rreth rrotullimit të Nartës teksa ka vijuar kontrollet në automjetet e shtrenjta, ato me xhama të zinj dhe eksponentët e krimit.

Mësohet se kontrolle ka pasur edhe në zona të riskut në Vlorë, ku ka pasur informacione për persona që fshiheshin në to.

Gjithashtu kontrolle ka pasur edhe për parcela me kanabis, kryesisht në Bashkinë Selenicë, por edhe kontrolle në banesa të dyshuara si shtëpi bari nga konsumi i lartë i energjisë elektrike.

Për kontrollet në fjalë, deri më tani sipas njoftimeve zyrtare të policisë, janë arrestuar tre persona për posedim dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë në komisariat janë shoqëruar disa të tjerë për thyerje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.