Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar se pas “mbretit të lojërave të fatit”, Ervis Martinaj, një tjetër person me kombësi shqiptare ka humbur.
Sipas Hoxhës, një shqiptar i cili banonte në Ekuador është zhdukur. Ai shton se ky shtetas, duke mos ja bërë me dije identitetit, ka hyrë në Shqipëri, më pas është larguar nga vendi unë dhe ka ndërprerë të gjitha kontaktet.
“Edhe nëse e gjejnë, edhe nëse nuk e gjejnë autoritet duhet të komunikojnë. Është një rast që ka shumë interes për shkak të pozicionit që ai ka pasur si biznesmen. A e keni parë se çfarë bën policia apo Prokuroria kur arreston ndonjë hallexhi? E patë se çfarë i bënë atij mjekut atje? Edhe sikur të kishte dalë nga një transplant organesh Shqipëria ka një mungesë shumë të madhe të mjekëve reanimatorë. Nuk bëhet operacioni. Ti ndiqe, provoje që ka bërë korrupsion por mos bëj skema të tilla. Nëse ti çon njerëz të armatosur me maska, me kamera, për të nxjerrë një mjek. Në fund të fundit ku do shkonte ai mjeku.
Nga ana tjetër bën spekulime duke përdorur gjithë entorazhin që ke në media se po fajësohesh për një gjë që se ke bërë. Zotëri ka humbur një person. Ku është? Ka humbur dhe një person tjetër, nuk është bërë zhurmë deri tani. Më duhet pak kohë të verifikoj. Është një personazh i cili mendohet që ka humbur në Ekuador. Është shqiptar dhe ngjarja është e freskët. Kam bërë verifikimet e mundshme dhe jam interesuar. Ky person ka qenë në Ekuador për herë të fundit, ka hyrë në Shqipëri, është larguar nga Shqipëria dhe nuk ka më informacion.
Dihet që ky ka ndërprerë çdo kontakt dhe është zhdukur. Kjo ngjarje do se s’bën një përgjigje. Vonesa e kësaj përgjigje dhe duke pritur që të ndodhin ngjarje të tjera që ta mbulojnë këtë, nuk do gjejmë kurrë përgjigje. Kur Prokuroria dhe Gjykata nuk ka bërë drejtësi çfarë ndodh? Ndodh ajo që ndodhi në Shkodër ku u vra një 19 vjeçar”, tha Hoxha.
Shto koment