Welcome to Vlora

Vettingu lë pa personel, gjykatat në vend – kaos në Gjykatën e Apelit në Vlorë

Shkarkimi i gjyqtarëve nga Vettingu, ka krijuar kaos në gjykimin e dosjeve në disa gjykata të vendit. E tillë është situata në Gjykatën e Apelit në Vlorë, ku prej disa muajsh nuk po gjykohet asnjë proces civil, ndërsa sipas avokatëve, qytetarët duhet të presin deri në 3 vjet për të mësuar datën e gjyqit.

Prej tre muajsh në Gjykatën e Apelit në Vlorë janë ndaluar gjykimet e proceseve civile, për shkak të mungesës së gjyqtarëve, të cilët janë shkarkuar nga Vettingu.

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Fier, Ervis Goxhaj shprehet se ndalja e gjykimit të proceseve civile në Apelin e Vlorës, do të ketë pasoja për qytetarët.

Avokati Ermal Hamataj tregon se aktualisht në Gjykatën e Apelit në Vlorë proceset civile zvarriten deri në 3 vjet, ku shumë gjyqe ende nuk kanë datë.

Lajmi i mirë është që në gjykatën e Shkallës së Parë në Fier janë shtuar katër magjistratë të rinj, të cilët po shkurtojnë kohën e gjykimit të dosjeve. Aktualisht në shkallën e parë në Fier janë 9 gjyqtarë, nga 15 që duhet të jenë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.