Zv.kryeministrja Belinda Balluku pak kohë pas prezantimit të paketës anti-krizë është zhvendosur sot në Vlorë, për të prezantuar një tjetër alternativë të prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri.
Së bashku me ambasadoren Yuri Kim, Balluku ka vizituarr TEC-et lundruese në Vlorë, të cilat janë anije të siguruara nga kompania “Excelerate Power” për të prodhuar energji elektrike për vendin tonë. Sipas Ballukut, Shqipëria ka qenë në garë me Gjermaninë për t’i siguruar dy anijet që prodhojnë energji.
Numri dy i qeverisë falenderoi “Excelerate Power” për ndihmën, duke thënë se kanë pranuar të dalin me fitime më të vogla për t’i sjellë në vendin tonë.
“Ata kanë filluar ta ndjejnë Shqippërinë si vendin e tyre, dhe duke humbur para se mund t’i çonin këto anije në Gjermani, por e kanë marrë personale ndihmën ndaj Shqipërisë. Pasi nuk ka të bëjë thjesht me sigurinë energjitike. Ne do të arrijmë të kursejmë para me shumë se gjysmën e parave që do të importonim. Këto janë në një kontratë 2-vjeçare. Ajo që kemi rënë dakord, ne kemi arritur në një marrëveshje që do të diskutojmë me “Exelerate”, që do t’i blejmë.
Ambasadore ne kemi konkurruar me Gjermaninë, deri në momentin e fundit. Kemi qenë në një garë me Gjermaninë nëse do vinin këtu ose do shkonin atje, dhe ndërkohë ishte gjithmonë problemi i detit. Sa herë që vonoheshin, thoja e sigurtë që do vijnë se gjithë Europa po mundohet për të njëjtën gjë”, tha Balluku.
Shto koment