Welcome to Vlora

Partizani zyrtarizon trajnerin e ri për skuadrën U-21

Partizani ka zyrtarizuar ditën e sotme Gerd Haxhiun, si trajnerin më të ri për skuadrën U-21. 49-vjeçari rikthehet kështu në klubin e kuq, në të kaluarën e ka drejtuar ekipin e Partizanit, në vitin 2010.

Sa i përket karrierës së Haxhiut si trajner, ai ka drejtues edhe skuadra si Skënderbeu, Besa e Kavajës, Korabi dhe eksperiencë e fundit ishte te Flamurtari.

Njoftimi i klubit:

Partizani njofton zyrtarizimin e Gerd Haxhiu në krye të ekipit të moshave U-21. Haxhiu me një eksperiencë të madhe si trajner rikthehet në familjen e kuqe, tashmë si pjesë e rëndësishme e strukturave të trainingut pranë Akademisë së Futbollit Partizani. Ekipi U-21 do të startojë zyrtarisht përgatitjet në datën 8 gusht ora 10:00 në ambientet e kompleksit sportiv Partizani. Në kuadër të riorganizimit të skuadrës klubi është i hapur dhe mirëpret element të kësaj moshe, të cilët dëshirojnë ti bashkohen familjes së kuqe.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.