Në pjesën këndore të Gjirit të Vlorës, shtrihet rreth një kodre të ulët qyteti antik i Orikut, një nga thesaret e arkeologjisë shqiptare dhe që vazhdon të mahnisë studiuesit me zbulimet e reja që kanë dalë në dritë nga gërmimet!Oriku mendohet të jetë themeluar fillimisht si koloni, më pas për t’u përmendur nga autorët antikë në shekullin V para erës sonë, duke vënë në dukje rëndësinë që kishte si liman i mbrojtur për anijet që lundronin!
Rëndësia e Orikut është e provuar nga burimet historike. Qyteti luajti një rol të rëndësishëm në luftën romako-maqedonase, si dhe në konfliktin civil midis Pompeut dhe Cezarit, konflikt i cili u shtri në një pjesë të madhe në territorin tonë!Gërmimet arkeologjike në Orik kanë nxjerrë në dritë teatrin antik, altarin, shkallare të shumta, godina publike, si dhe disa kisha mesjetare që flasin për shekujt e mëvonshëm të Orikut dhe vazhdimin e jetës aty!
Vizito Parkun Arkeologjik të Orikut!
Shto koment