Welcome to Vlora

Pandemia, turizmi botëror ka humbur 1300 miliardë dollarë në 2020

Sektori turistik botëror ka humbur 1 300 miliardë dollarë në 2020 për shkak të kufizimeve të lëvizjeve si pasojë e pandemisë së COVID-19, njoftoi sot Organizata Botërore e Turizmit (OBT).

“Kjo shifër përfaqëson më shumë se 11 herë humbjen e regjistruar gjatë krizës ekonomike botërore në vitin 2009 dhe korrespondon me një rënie prej 74% të mbërritjeve të turistëve në raport me vitin 2019”, thekson komunikata e OBT-së, agjencia e Kombeve të Bashkuara e ngarkuar me turizmin dhe me qendër në Madrid.

“2020 do të jetë viti më i keq në historinë e turizmit me një miliardë të mbërritur ndërkombëtar më pak në raport me vitin 2019”, theksoi OBT.

Sipas ekspertëve të OBT-së,  100 deri në 120 milionë punonjës të drejtpërdrejtë janë të kërcënaur në turizëm, shumë prej tyre në kompani të vogla dhe të mesme.

Organizata vë në dukje një përkeqësim të perspektivës globale për një rikthim në 2021 dhe vlerëson se do të duhen dy e gjysmë deri në katër vjet që turizmi ndërkombëtar të kthehet në nivelet e 2019.

“Ne jemi të vetëdijshëm se kriza nuk ka mbaruar ende”, theksoi sekretari i Përgjithshëm Zurab Pololikashvili, i cituar në komunikatë.

“Harmonizimi, koordinimi dhe digjitalizimi i masave për reduktimin e rreziqeve lidhur me COVID-19 në nivelin e udhëtimeve, veçanërisht depistimi, gjurmimi dhe certifikata e vaksinimit, janë themelore për të promovuar udhëtime të sigurta dhe për të rikuperuar turizimin kur kushtet ta mundësojnë”, shtoi ai.

Azi-Paqësor është rajoni që regjistroi rënien më të madhe të mbërritjeve në vitin 2020 (-84% gjatë një viti), pasi ishte i pari i prekur nga pandemia dhe që aktualisht mban kufizimet më të forta për udhëtimet.

Për Europën, rënia është 70% gjatë vitit, por kontinenti ka përjetuar rënien më të madhe në shifra absolute, me 500 milionë më pak mbërritje. Lindja e Mesme dhe Afrika ranë me 75% dhe Amerika me 69%.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.