Welcome to Vlora

Rrahu pronarin në Greqi/ SPAK merr të pandehur kryebashkiakun shqiptar

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur për akuzën e falsifikimit të formularëve me vula e stampa.

Qerim Ismailaj

Greqia ka konfirmuar me letërporosi procedimin penal dhe dënimin e Ismailaj, kështu që Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për gjykimin e shkurtuar ndaj Ismailaj dhe për dy javë do të bëhet pretenca e vendimi.

Nga përgjigja e letër porosisë greke rezulton se Ismailaj ka patur dijeni për procedimin ndaj tij dhe ka firmosur dokumente tek pala greke. Por vetë ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni, madje ka shtuar se është proceduar në mungesë.

Ismaili u mor i pandehur nga GJKKO më 1 nëntor, pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. Ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

 Qerimaj u denoncua nga PD, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi që pretendohet se ishte pronari i tij, të cilin e dhunoi pasi nuk i kishte dhënë pagën.

Gjetjet iu dorëzuan  KQZ më 2 korrik 2021 e cila vendosi ta lërë në detyrë Qerim Ismailin me argumentin se dënimi penal dhënë në Greqi në Shqipëri është dënim vetëm me gjobë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.