Welcome to Vlora

“O vdeksha unë për ju”, Rama përplaset me deputetët e PD

Diskutimet në Kuvend për koncesionin e Butrintit kanë sjell përplasje mes kryeministri Edi Rama dhe deputetëve të Partisë Demokratike.

Nga foltorja e Kuvendit, Rama hodhi akuza ndaj qeverisjes së PD-së që siç thotë ai, bënë disko në kalanë e Lezhës. Kryeministri duke iu drejtuar deputetëve përsëriti edhe njëherë se po i shkojnë pas të vdekurit, duke iu referuar Sali Berishës.

Sot që flasim është çështja në Gjykatën e Lartë për diskot në kalanë  e Lezhës.  Ju jeni fundi, jeni kumi te bova. S’keni lidhje çare e çfarë flisni. Jeni komplet out dhe nuk mbani përgjegjësi për atë që thoni., dini vetëm të silleni. Ju keni dhënë leje për benzinata në parqe natyrore. Lind gjenerata tjetër, sa i vjen goja e infektuar me virusin e budallallëkut. Ju vazhdoni jeni në rregull, puna juaj, fatkeqësi e madhe për të gjithë jetimët qëkeni lënë rrugëve. I keni bërë mish për top. Një i vdekur që e dini të gjallë, ca të gjallë se janë më të vdekur dhe na tregoni ju si bëhet parku i Butrintit, o vdeksha unë për ju”, tha Rama.

Në seancën e sotme deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa akuzoi qeverinë për dhënien me koncesion të Parkut Kombëtar të Butrinit, me marrëveshje sekrete. Rama i hodhi poshtë këto akuza, duke thënë se partneri i tyre është fondacioni shqiptaro-amerikan, AADF “Albanian-American Development Foundation”. Kryeministri pranoi gjithashtu se në Butrint do të ketë edhe biznese fitmiprurëse

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.