Welcome to Vlora

Rama inspekton punimet në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës

Kryeministri Edi Rama ishte sot me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.

Sipas Ramës, kjo është “vepra që do të transformojë më tej industrinë e turizmit dhe do të rrisë ndjeshëm ekonominë e punësimin”.

Ministrja Balluku theksoi se “synimi ynë është ta përfundojmë brenda këtij viti shtratin e pistës”.

“Kontrata për dorëzimin është prill 2024 besojmë që koncensionari me ritmet që po punon sot jemi besimplotë që do ta kapë afatin. Kjo do jetë pista më e gjatë në Shqipëri, aeroporti i vetëm që akomodon dhe fluturimet transoqeanike”, tha ministrja.

Sipas Ballukut, ndërtimi “është jashtë zonës së mbrojtur e s’do ketë asnjë ndikim negativ mjedisor”.

“Këtu kemi pasur proces shumë të gjate me dëgjesa kemi kryer veprimtaritë që duheshin për lejen mjedisore. Kjo është zonë lagunore, ku ka disa specie zogjsh por ne i kemi marrë masat e kemi bërë procesin si kërkohet nga BE. Kjo është zonë ushtarake, pistë natyrale, nuk është zonë e mbrojtur. Nuk kemi pasur asnjë pjesë të futur në zonën e mbrojtur, dua ta sqaroj se ka pasur insinuata është jashtë zonës së mbrojtur e s’do ketë asnjë ndikim negativ mjedisor”.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.