Tre gratë në qytetin e Vlorës të cilat ditën e djeshme kërcënuan se do të flijohen duke shpërthyer një bombol gazi edhe ditën e sotme vijojnë të jenë të ngujuara.
Ato kërkojnë të marrin apartament në një pallat i cili është ndërtuar në pronën e tyre, mirëpo deri më tani nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje.
Një prej grave të ngujuara ka thënë se pronari gjatë gjithë këtyre viteve i ka mbajtur me negociata, ndërkohë para 20 ditësh i ka nxjerrë përfundimisht nga pallati.
“Problematika është shumë e thjeshtë, por nuk mpo zgjidhet. Kemi liruar truallin për të bërë pallat, ne nuk po na sisitemojnë me banesë. Kemi fjetur 10 vjet ku mundemi. Na ka mbajtur me negociata, ma ka sorrollatur dhe si përfundim mua më ka lënë më rroba jashtë para 20 ditësh”, tha një prej grave.
“Nuk dal e gjallë, kam 10 vjet që ka bukë e lot”, dëgjohet të thotë gruaja tjetër.
Shto koment