Welcome to Vlora

Njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohen në flagrancë 4 shtetas për vepra të ndryshme penale (DETAJE)

Collaboratively administrate turnkey channels whereas virtual e-tailers. Interactively coordinate proactive e-commerce via process-centric “outside the box” thinking.

Ata janë arrestuar për vepra të ndryshme penale si vjedhja, dhunë në familje, konflikt si dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Policia bën me dije se kanë përfunduar në pranga 4 persona në Tiranë, njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim kombëtar.

Ata janë arrestuar për vepra të ndryshme penale si vjedhja, dhunë në familje, konflikt si dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim kombëtar, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse në rrugën “Grigor Gjirokastriti”, ka vjedhur disa materiale në dyqanin e shtetasit G. S. Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 49 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M., 42 vjeç, pasi tek Liqeni Artificial, shtetasi A.M., në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, është konfliktuar për pronësinë e një automjeti me fëmijët e tij të mitur të cilët ishin të pajisur me urdhër mbrotje. Gjithashtu ky shtetas sëbashku me vëllain e tij A.M., kanë kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë së rendit publik . Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.H., 40 vjeç, sepse me vendimin penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, është dënuar 2 muaj e 14 ditë burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetases Xh.P., 20 vjeçe, pasi tek Unaza e Re, tek vendi i quajtur rrethi i Selitës, u kap në flagrancë nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.91 mg/l.Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.