Welcome to Vlora

“Një kriminel me uniformë”, opozita akuzon Ardi Veliun për vrasjen e Lear Kurtit dhe braktis mbledhjen: Duhet të ishte para drejtësisë

Deputetët e opozitës sulmuan ashpër drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Policisë, Ardi Veliu, që erdhi të raportonte në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.

Deputeti demokrat Flamur Noka ka kërkuar të shtyhet mbledhja, pasi sipas tij i pranishëm është një kriminel me uniformë, referuar ish-drejtorit të Policisë së Shtetit. Pas kësaj opozita braktisi mbledhjen dhe deputetët Ervin Salianji dhe Flamur Noka u larguan nga salla, duke bërë thirrje që Ardi Veliu të përgjigjet për vdekjen e Lear Kurtit.

Debati

Ervin Salianji: Vriten njerëz atje dhe doni të manipuloni ngjarje. Shtyni mbledhjen. Buxheti i shtetit, diskutim që s’mund të bëhet me këto lloj paçavuresh të këtij lloji. Të vijnë përfaqësues nga ministria që ta shpjegojnë, pasi të bëjmë dëgjesën me personin për ngjarjen kriminale.

Nasip Naço: Të ruajmë qetësinë.

Ervin Salianji: Nuk e ruajmë qetësinë kur vriten njerëz.

Xhemal Qefalia: Kemi kompetencën ta ftojmë si drejtorin e policisë të vijë në seancë dhe të veprojë. Ka ikur koha  e proceduarve, ka ardhur koha e veprimit, të kalojmë të rendi i ditës.

Flamur Noka: Sot para deputetëve është ulur një ish-oficer police dhe drejtues police, aktualisht drejtues i AMP, është ulur një individ i cili në rast se në këtë vend do kishte shtet dhe demokraci, nëse do kishte drejtësi, do të ishte në burg. Është manipuluar ngjarja e Elbasanit dhe fakte dhe prova, vrasja e Klodian Rashës, u etiketua si armik. Pa u bërë disa orë nga vrasja e Lear Kurtit vrapoi ky person që të manipulojë ngjarjen dhe ta shpallë kriminel të vdekurin. Standardi juaj është që kriminelët t’i bëni drejtorë, krimit t’i jepni pushtet, ky nuk është standardi i shqiptarëve dhe opozitës dhe refuzojmë ta pranojmë një kriminel me uniformë të na raportojë në emër të ligjit. Ai duhej të ishte viktimë e ligjit.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.