Welcome to Vlora

Kamerat e policisë/ Do të blihen të tjera, të parat dolën jashtë përdorimi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka marrë një nisëm për të blerë kamera të reja për efektivët e policisë duke qenë se të parat kanë dalë jashtë funksioni.

“Për shkak të një materiali jo të mirë ato u prishën dhe nuk u rregulluan më. Për këtë arsye, për të ulur abuzimet e policisë këto kamera do të rikthehen sërish me një fond të posaçëm për blerjen dhe riparimin e tyre.

Sipas ekspertëve, kjo është një gjë shumë e mirë. Ata sugjerojnë që me këto kamera të jenë të pajisur Policia Rrugore e Forcat “Shqiponja,” raportoi gazetari Edison Vatnikaj.

Në 2016 për kamerat e policisë ka qenë një fond prej 5.7 milion eurosh.

Sa i përket fondit të kësaj rradhe, nuk është bërë ende publik një shifër pasi buxheti është ende në diskutim.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.