Welcome to Vlora

“Do të rrisim gjobat për bizneset e mëdha”, Rama: Do të ndihmojmë nënat kryefamiljare

Paraditen e sotme kryeministri Edi Rama u takua me gratë dhe vajzat e Bulqizës.

Ai u garantoi grave më shumë mbështetje nga qeveria, teksa pohoi se në fokus të ndihmës do të jenë nënat kryefamiljare që marrin ndihmë ekonomike.

Rama tha se qeveria do të rrisë gjobat dhe taksat për bizneset e mëdha, ndërsa tha se qeveria do të marrë një pjesë nga fitimet e bizneseve të mëdha për t’ia dhënë njerëzve në nevojë, siç janë nënat që marrin ndihmë ekonomike.

“Ata që bombardojnë me gjithë llojet e helmeve dhe deformimeve dhe gjysme të vërteta, kanë filluar të bërtasin  që po rriten gjobat për biznesin. Është  e vërtetë ne do të rrisim gjobat, por jo për biznesin e vogël.

Ne nuk i marrim taksa biznesit të vogël, por do të rrisim gjobat për sjellje të kundërligjshme për bizneset e mëdha.

Këta na e ka thënë publiku te Këshillimi Ndërkombëtar. Bizneset e mëdha mos shmangen nga taksat.

Ne do të vendosim një takse të lartë, do u marrim një pjesë të fitimeve dhe do u a japim atyre që e kanë nevojë, siç janë gratë me ndihmë ekonomike dhe kane dy, tre fëmijë. Nuk mundet dot ti lëmë gratë kryefamiljarë njësoj si tjerët. Gratë me ndihme ekonomike duhen mbështetur më shumë se tjerët.  

Një masë tjetër është rimbushim i shpenzimeve për shkollën e fëmijëve. Lë të po e studiojmë si do ta modelojmë, por përsëri duke nisur te gratë me tre fëmijë”, tha Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.