Edhe pse pati kundërshtim nga ambjentalistat dhe nje zë në minorancë nga opozita politike e Vlorës ,anijet që do prodhojnë energji ,aktualisht ndodhen pranë Korfuzit dhe mbërrijnë nesër në mëngjes në Gjirin e Vlorës .
Po cfarë janë këto anije ?
Sipas specifikimeve teknike, këto termocentrale lundrues prodhojnë energji elektrike nëpërmjet përdorimit të lëndës së parë Mazut (Heavy Fuel Oil) dhe lendës dytësore naftë (Light Fuel Oil).
Sipas njoftimit të KESH qiraja ditore është 63,000 mijë Dollarë ndërsa vlera ditore e operimit dhe mirëmbajtjes së asetit është 31,500 Dollarë pa TVSH. Pra i bie që oferta financiare e qirasë dhe operim i mirëmbajtjes ditore për asetin e ofruar shkojnë në 94.500 Dollarë amerikanë pa TVSH, ndërsa nëse i shtohet dhe TVSH-ja shkon në vlerën 113,400 Dollarë.
Sipas përllogaritjeve duke qenë se kontrata është dyvjeçare, vetëm qiraja dhe mirëmbajtja pa përfshirë kostoto e mazutit apo naftës që do të duhen për prodhim energjie, shkojnë 83 milionë Dollarë. Ndërkohë që sipas KESH, konsumi specifik i lëndës djegëse është 220 Kg/MWh. Lënda djegëse do të prokurohet nga KESH sh.a. sipas nevojës së gjenerimit.
Lidhja e TEC-eve lundruese me sistemin e transmetimit do të realizohet në pikën e lidhjes së nënstacionit të TEC Vlora me nënstacionin Babica 220KV. Ofruesi i asetit i ka dhënë shoqërisë KESH të drejtën që në përfundim të periudhës së qirasë aseti dhe infrastruktura ndihmëse do të mbesë në pronësi të KESH sh.a.
Shto koment