Welcome to Vlora

Nëna kërkon fëmijën në Vlorë :Më ndihmoni të gjej djalin tim

Une qe po shkruaj kete histori te jetes time jam Lizhana Kumaraku jam nje nene e deshperuar qe kerkoj djalin tim Erand Kumaraku qe prej 35 vjetesh .Erandi ka lindur ne 9 tetor 1985 ne maternitetin e Vlores eshte fruti i nje dashurie te ndaluar .nje jave pas lindjes vajta e rregjistrova ne gjendje civile Erandin dhe pas nje jave me transferuan ne shtepine e femijes ne Vlore.aty kam qendruar dy muaj me djalin nuk ka pasur probleme me shendetin vetem ca dite ishte me temperature dhe u kurua.ne daten 31 dhjetor te 1985 shkoi ne shtepine time per disa dite per te diskutuar mbi hallin tim tim dhe do kthehesha prape ke djali,por ne daten 2 janar te 1986 ne oren 10 me vjen nje telegram nga shtepia e femijes e firmososur nga drejtoresha qe Erandi vdiq e u varros . Shkoj ne shtepine e femijes per te mesuar nga se vdiq dhe pse nuk me lajmeruan me pare,drejtoresha Amali Derolli me pak fjale me tha vdiq nga kovulsionet.une nga dhimbja e madhe qe kisha ne ate moment nuk isha ne gjendje ti kerkoja llogari,kalonin dite vite po mua mendja me rrinte ke djali nuk besoja qe kishte vdekur ,pyeta shume veta po pergjigjia ishte ka vdekur,sepse ata kishin bere nje varr me emrin e tij,per tu bindur se djali im jetonte vendosa te hap varrin dhe aty doli qe brenda nuk kishte gje ishte bosh,ata kishin varrosur nje emer jo djalin tim ,u gezova shume athere djali im jeton diku,u bene analizat e dheut ne itali dhe doli qe brenda nuk ishte varrosur asnje njeri.shkova ne polici bera denoncimin ,u detyrova te hape proces gjyqesor duke shpresuar se te gjithe deshmitaret e asaj kohe do detyroheshin nga forca e ligjit qe te deshmonin per te verteten e zhdukjes se djalit tim Erandit .Dyshimet kryesore binin mbi punonjeset e shtepise femijes te asaj kohe,qe e dhane djalin tim padrejtesishte ne menyre misteriose ne adoptim duke e shkeputur pergjithmon nga gjiri im ,me hoqen te drejten si nene ai ishte i pari dhe i fundit femi qe me beri nene e kam kerkuar dhe do e kerkoj derisa te jem ne jete,ai eshte mendimi im i pare ne mengjes dhe i fundit ne darke ,djali im nuk mban me datat e tij te lindjes dhe as emrin e tij ,ja kane nderruar per te mos e gjetur une kurre,me vjen shume keq qe djali im jeton ne nje bote genjeshtrash ne nje keshtjelle te ndertuar mbi dhimbjen time mbi lotet e mi ,bashke me djalin ata moren dhe jeten time,ju lutem shume kush di ndonje gje kujt i kujtohet historia ime te me shkruaj ne privat,

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.