Welcome to Vlora

Mjekja shqiptare humbi jetën në Gjermani, flet partneri i saj: Dëshironim të kishim fëmijë!

Një aksident në Gjermani i mori jetën mjekes 34-vjeçare shqiptare, Eneida Doko. Ajo po udhëtonte me mjetin e saj tip “Benz”, e për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një ishull trafiku. Mjekja kishte kohë që punonte në Gjermani dhe largimi i saj ka prekur pa masë gjithë kolegët.

Lidhur me të ka folur edhe partneri i saj, edhe ai mjek. Për gazetën Bild, ai është shprehur se me Eneidën dëshironte të martohej dhe kishin bërë plane për fëmijë.

Ai deklaroi:

Ajo ishte një yll, shkëlqente, lëshonte lumturi dhe dashuri kudo. Donim të martoheshim, të kishim fëmijë.
Eni ishte mjeke psikiatre dhe u largua nga Shqipëria në vitin 2016. Sipas partnerit të saj, ajo fliste në mënyrë të shkëlqyer 5 gjuhë dhe gjermanishten kishte arritur ta mësonte për një vit.

 

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.