Welcome to Vlora

Në 22 janar 1914, Ismail Qemali dha dorëheqjen si kryetar i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës!

Përpos komploteve dhe shumë njerëzve që humbën besimin te ai në 1 vit e 2 muaj qeverisje, Ismail Qemali kuptoi më së miri rëndësinë e ruajtjes së integritetit të qeverisë, si një themel i fortë për ngritjen e shtetit shqiptar nën garancinë e Evropës dhe kahjes perëndimore të domosdoshme!
Ishte aty për të ofruar çfarëdolloj ndihme dhe kompromisi vetëm me qëllimin që Shqipëria e sapokrijuar të gëzonte stabilitetin e merituar!
Dorëheqja e tij më 22 janar 1914 është nga ato standarde që vetëm shtetarë të dimensionit të tij mund të reflektojnë! I bindur se kishte kryer misionin e papërsëritshëm me sukses, ai respektoi me urtësi vendimet e Evropës dhe u tërhoq si një figurë që diti të bëjë vetëm mirë në Shqipëri!

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.