Welcome to Vlora

Mozaiku i Mesaplikut,Vlorë

Mozaik i gjetur në një bazilikë të Antikitetit të Vonë në fshatin Mesaplik të rrethit të Vlorës. Mozaiku që daton rreth shekullit V-VI mbas Krishtit, ka qenë dyshemor dhe ka përmasat 230 cm x 349 cm. Ka tëhequr vëmendjen e studiuesve, shqiptarë dhe të huaj që kanë shkruar për historinë e Pellazgëve dhe Ilirëve. Në Mozaik tregohet fytyra profil e një mashkulli me një kapele. Në kohërat e lashta këtë lloj kapele e mbanin profesorët dhe filozofët e mëdhenj. Përreth figurës së këtij burri gjenden pjata të mbushura me fruta dhe peshq. Ndërsa shikimi i këtij njeriu është i drejtuar tek një fjali e shkruar me shkronja të mëdha ,”A PAK KE T’AÇ”. Këto shkronja janë të alfabetit latin përveç shkronjës së dytë që është P e alfabetit grek.

Studjues të gjuhës shqipe janë të mendimit që shkrimi i këtij mozaiku është shqip.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.