Welcome to Vlora

Moti i keq në Vlorë/ Rrëzime pemësh e rrëshqitje dherash në disa zona, ndërprerje të shumta të energjisë elektrike

Moti i përkeqësuar, reshjet e dendura të shiut dhe era e fuqishme kanë shkaktuar problematika ditën e sotme në Vlorë.

Lundrimi detar vijon të jetë i pezulluar për shkak të erës me shpejtësi deri në 25 metër /sek dhe deti me fuqi dallge deri në 8 ballë.

Sipas shtabit të emergjencave pranë Prefekturës së qarkut, situata është tejet e rënduar në të gjithë qarkun e si rrjedhojë ju është bërë thirrje të gjitha Njësive vendore të njoftojnë popullatën të kujdesen për të mos u përfshirë në situata kritike për jetën dhe pronën e tyre.

Ndërkohë nga era e fuqishme gjatë mbrëmjes së shtunë, janë rrëzuar dhjetëra pemë në Pyllin e Sodës, ndërsa në zonën e Lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Brataj janë regjistruar rrëshqitje gurësh.

Po ashtu, gjithë zona nga Orikumi, Dukat, Llogora e deri në Himarë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të erërave të fuqishme.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.