Welcome to Vlora

IKMT e kthen në “trend” tritolin, 30 kg për të shembur vilën 5 katëshe në Dhërmi

Pasi kreu punë me “Prestige Resort” në Golem, rruspat dhe eksavatorët e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit që drejtohet nga Dallëndyshe Bici kanë zbarkuar në bregdetin e Jonit.

Në zyrat e IKMT e kanë dëgjuar me vëmendje deklaratën e fortë të kryeministrit Edi Rama ku tha se “ligji nuk do të tolerojë askënd” pasi shembi hotelin e mikut të tij Irfan Hysenbelliu, dhe ka vendosur ta kthejë në “trend” tritolin.

Pas 70 kilogramëve që i instaloi hotelit “Prestige”, 30 kg të tjera do të përdoren sot për të hedhur në tokë një vilë 5-katëshe të ndërtuar në Dhërmi.

IKMT ka planifikuar të shembë me shpërthim të kontrolluar objektin 5 katësh (4 kate mbi tokë një nën tokë) pa leje, me sipërfaqe ndërtimi 2160 metër katror.

Për realizimin e operacionit janë hapur 618 furnela (vrima) në trupin e objektit dhe shpërthimi do të kryhet në orën 15.00.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.