Welcome to Vlora

Mori vaksinën ndër të parët, Pëllumb Pipero infektohet me Covid-19

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me koronavirus. Të martën, rezultati i testit të tij ka dalë pozitiv, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

I kontaktuar nga A2, Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.

Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, të gjithë mjekë dhe infermierë, si dhe kryeministri Edi Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.