Informacion paraprak Rreth orës 14:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore. Shtetasi Y. L. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shto koment