Welcome to Vlora

Albpetrol/Eltar Deda një drejtor me eksperiencë për të menaxhuar “arin e zi” të shqiptarëve

Kompania shtetërore e naftës Albpetrol që nga dita e sotme ka një drejtues të ri: Eltar Deda, u propozua nga ministrja Belinda Balluku dhe u prezantua sot nga zv.ministri Ilir Bejtaj në krye të këtij institucioni, që prej disa vitesh tanimë nuk po gjen paqe me ndërrimin e shpeshtë të drejtorëve.

Por mesa duket, qeveria ka mbledhur mendjen për të vendosur në krye të institucionit një njeri sa teknik aq edhe politik.

Eltar Deda, më parë ishte drejtor i Eficensës së Energjisë në Ministrinë e Energjisë dhe Transporteve kur u propozua nga ministrja për detyrën në krye të Albpetrolit. Ndërsa, është një njeri me karrierë të gjerë politike në Vlorë. Ka qenë kryetar i PS në Vlorë dhe më vonë deputet. Gjithë këto vite i angazhuar në administratën shtetërore në disa pozicione drejtuese.

Albpetrol, kompania shtetërore e natës është shoqëri aksionere që është 100 përqind në pronësi të shtetit. Pjesa më e madhe e aktivitetit të saj bazohet në vënien në eficensë sa më të mirë të puseve të naftës që ka në dispozicion, ende të padhëna me koncesion. Por jo vetëm kaq, por optimizimi i regjimeve të shfrytëzimit në çdo vendburim, riaktivizimeve të puseve të ndaluara, apo kryerja e punimeve dhe shërbimeve në funksion të rritjes së debiteve të tyre, vazhdojnë të jenë disa nga sfidat e këtij institucioni.

Për drejtuesin e ri të institucionit, që tanimë është edhe njeri politik përvecse me eksperiencë të gjatë në administratë, do të duhet të ketë një sfidë të shtuar të kontrollit të çdo kompanie private që ka marrë vendburimet me koncension, për të parë përputhshmërinë në zbatimin e kontratave të tyre dhe pagesat për shtetin sipas kontratave.

Duket se tashmë do të vendoset qetësia, pasi më parë, Florian Muçaj, ish drejtor i Albpetrol u arrestua nga policia me akuzën e prokurorisë SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit. Muçajt iu vendosën prangat kur ishte duke kryer detyrën e drejtorit të Albpetrol.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.