Welcome to Vlora

Ministri Çuçi: Të huajt s’kanë pse shkojnë në Port për procedurat hyrëse! Policia Kufitare do jetë në mes të detit

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka njoftuar sot nga Durrësi se Policia Kufitare tashmë do të jetë më parë turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri nga deti. Sipas tij, tashmë ata do të kenë në dispozicion një Post Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit.

Nuk është nevoja të shkojnë fillimisht në Sarandë, Vlorë apo Durrës për të bërë hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjafton të njoftojnë dhe Policia Kufitare mbërrin tek ta për të kryer procedurat përkatëse. Kjo lehtësi vlen edhe për shtetasit shqiptarë që me mjetet e tyre lundruese duan të dalin drejt Mesdheut.

“Të huajt që duan mbërrijnë në Shqipëri me mjetet e tyre lundruese për turizëm dhe për të shijuar mrekullitë e vendit tonë tashmë kanë në dispozicion një Post Kufitare të Lëvizshme përgjatë bregdetit. Nuk është nevoja të shkojnë fillimisht në Sarandë, Vlorë apo Durrës për të bërë hyrjen në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjafton të njoftojnë dhe Policia Kufitare mbërrin tek ta për të kryer procedurat përkatëse.

Kjo shkurton kohën dhe kostot. Lehtësia është gjithashtu edhe për shtetasit shqiptarë që me mjetet e tyre lundruese duan të dalin drejt Mesdheut.

Falë mbështetjes së BE kemi tashmë kapacitetet e duhura jo vetëm për këtë Post Kufitare të Lëvizshme, por edhe për të rritur sigurinë përgjatë kufirit tonë blu duke pasur në themel vendosmërinë për kufij të hapur, por të sigurt. Kufij të sigurt për Shqipërinë do të thotë kufij të sigurt edhe për vetë Bashkimin Europian”, shkruan Ministri Bledi Çuçi.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.