Qytetit të Vlorës shumë shpejt do t’i shtohet një zhvillim urban krejt i ri, një destinacion i klasit botëror që ndërthur jetesën me shërbime të ndryshme.
Vlora Marina është porti turistik i cili do të ridimensionojë jo vetëm turizmin në këtë qytet por edhe në vend duke e futur Shqipërinë në hartën e turizmit elitar.
‘Vlora Marina është konceptuar si një marinë ku do të stacionohen jahte të cilat do të zgjedhin vendin tonë për të eksploruar bukuritë e paprekura të bregdetit Adriatik dhe Jon.‘
Projekti më i ri nuk përbëhet vetëm nga marina por gjithashtu ai përfshin një shëtitore buzë tij, hotele, njësi të shumta shërbimesh, parqe dhe Plazza.
Falë vendndodhjes unike pranë detit, ky zhvillim mahnitës krijon një standard të ri duke ofruar për klientët një mjedis plot gjallëri ku mund të zgjedhin midis disa komoditeteve dhe shërbimeve për ta shijuar me miqtë ose me familjen e tyre.
Një destinacion për çdo stinë, po aq interesant dhe kuptimplotë sa projektet e ngjashme më të famshmet në Evropë me një gamë befasuese mundësish tashmë në zemër të detit Mesdhe.
Falë pozicionimit strategjik, Vlora Marina do të ofrojë shumë zgjedhje të ndryshme eksplorimi të bregdetit shqiptar duke hapur mundësi pafund si nga ana e zhvillimit të turizmit dhe nga ndikimi që do të ketë në ekonominë shqiptare.
Shto koment