Welcome to Vlora

Mijëra euro ilaçe kontrabandë, prangoset çifti i bashkëshortëve që i shisnin në farmacinë në Sarandë

Një çift bashkëshortësh janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga Policia, pasi në shtëpinë e tyre janë gjetur mijëra ilaçe kontrabandë. Krimi Ekonomik i Vlorës në bashkëpunim me Komisariatin e Sarandës kanë finalizuar këtë operacion dhe kanë sekuestruar ilaçet.

“Operacioni nisi në lagjen nr. 1, Sarandë, ku shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasve K. A. dhe A. A. (bashkëshortë), gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së këtyre dy shtetasve, të cilët janë munduar që t’i orientojnë shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.