Welcome to Vlora

Mbeti në det pasi pësoi defekt, shpëtohet anija me tre persona në bord

Kapiteneria e Portit Vlorë në orën 02:50 ka marrë njoftimin nga anija e peshkimit tip fllug me emrin MAKAJ 0624, me 3 persona në bord, që ka pësuar avari në sistemin elektrik të motorrit dhe nuk mund të lundrojë pasi i është fikur motori, gjithashtu bën ujë nga aksi i helikës.

Mjeti lundrues ndodhej në veri të derdhjes të lumit Seman në këto kordinata: 40° 51′ 17.7″n / 019° 17′ 54.3 edhe ka kërkuar asistencë. Kapiteneria e Portit Vlorë ka njoftuar QNOD DHE Policinë Kufitare për situatën duke i dhënë ndihmë menjëherë mjetit.

Aktualisht mjeti po lundron i asistuar drejt Triportit Vlorë.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.