Vijon aksioni për shpetimin e qytetarit polak i cili mbrëmjen e djeshme ka rënë në kanionet e Gjipesë.
Puna nga zjarrfiksit dhe policia ka vazhduar gjatë gjithe natës por terreni shumë i veshtirë e ka berë te pamundur transportimin e tij nga kjo zonë.
Ndërkohë që sot kanë shkuar dhe një punonjës i shëndetësisë pasi polaku ka dëmtime në të gjithë trupin si dhe një këmbë te thyer.
Ai ka ngecur në një greminë të ngushtë në 50 metra dhe kjo e bënë më te vështirë punën për transportimin e trupit.
Në këte kanion kanë qënë dy polak , njëri është në gjëndje të mirë shëndetesore.
Shto koment