Etleva Kondi, ish-anëtare e komisionit të vlerësimit të prokurimit për inceneratorët e Fierit dhe të Elbasanit, është arrestuar nga policia pas urdhër-arrestit lidhur me hetimet e SPAK për inceneratorët.
Kondi ka qenë në kërkim që prej datës 29 Mars 2022. Ndaj saj, gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie në mungesë.
Gazetarja e Klan News, Glidona Daci, mëson se Etleva Kondi ka qenë jashtë shtetit dhe sapo është kthyer në Shqipëri, i është dorëzuar forcave të policisë dhe do të qëndrojë në arrest shtëpie.
Shto koment