Welcome to Vlora

Mbërrin në Portin e Vlorës njëra nga anijet që do të prodhojë energji elektrike në Shqipëri

Një nga dy  anijet të cilat janë marrë me qira nga qeveria për prodhimin e energjisë elektrike, ka mbërritur sot në Portin e Vlorës.

Dy anijet e marra me qira, pritet që të përmbushin 15% të kërkesës së vendit për energji.

Anija speciale do te qëndroje në spirancë përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA)  dhe do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.

Anija do të prodhojnë energji për nevojat e Shqipërisë deri në momentin që termocentrali i Vlorës të vihet në funksion.

Në prill të këtij vitit Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi  se Shqipëria do të merrte me qira  dy anije që prodhojnë energji elektrike.

Kontrata e qiramarrjes së anijeve që prodhojnë energjisë është për një periudhë 2-vjeçare.

Në mars 2021, Qeveria e Shqipërisë nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë amerikane ExxonMobil dhe Excelerate Energy për termocentralin e Vlorës, për të përdorur gazin e lëngshëm në prodhimin e energjisë elektrike.

Përmes kësaj marrëveshjeje përveç termocentralit, Vlora synohet të kthehet në një qendër rajonale për shpërndarjen e gazit të lëngshëm të importuar nga SHBA.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.