Welcome to Vlora

Anija që do të prodhojë energji futet në Vlorë, qytetarët protestojnë

Anija lëvizëse e cila do të prodhojë energji sapo është futur në gjirin e Vlorës.

Ajo do të qëndrojnë për rreth një orë në spirancë përballë  përpara hyrjes së terminalit Vlora-1 (PIA), ku do të shkarkojë dy anijet gjenerator pasi i ka të ngarkuara sipër saj.

Ndërkohë qytetarë vlonjatë janë duke u mbledhur para terminalit të portit të Vlorës për të protestuar.

Ata protestojnë pasi anija ka një megatec i cili do të prodhojë energji me naftë.

Sipas tyre kjo do të dëmtojë biodiversitetin dhe turizmin në këtë qytet bregdetar, i cili do të kthehet në zonë industriale.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.