Fëmijët e pasur nuk i kursejnë postimet në rrjetet sociale, ku reklamojnë jetën e tyre luksoze.
Në “Instagram” ata ndajnë me ndjekësit e shumtë foto apo video të makinave të tyre të shtrenjta, imazhe të shtëpive super luksoze, veshjet e markave të famshme. Gjithashtu postojnë edhe imazhe nga pushimet e tyre në vendet më të shtrenjta.
Por duket se edhe ata shijojnë gjërat e vogla të jetës.
Një vajzë ka postuar në “TikTok” një video ku tregon se për ditëlindjen e saj ka mbushur një tullumbace me para dhe karamele, e më pas i hedh të gjitha në ajër.
Nga ana tjetër, ka vajza të pasura që veshjet e tyre i kombinojnë me ngjyrën e makinës.
Shto koment