Welcome to Vlora

Lirimi i vrasësit të dy vëllezërve vlonjatë revolton familjet: S’u hakmorëm, se pritëm 24 vite drejtësi

Vrasja e dy vëllezërve Elmaz dhe Behar Hasho në vitin 1998 në lagjen Pavarësia të Vlorës, ishte një prej ngjarjeve më të rënda që ndodhi në atë kohë për faktin se u  ekzekutuan dy persona nga e njëjta familje.

Pas një karvani të gjatë përgjatë këtyre viteve familja Hasho, vazhdimisht kërkonte zbardhjen e ngjarjes.

Pak kohë më parë, si autor i kësaj ngjarjeje u arrestuar në Itali, 47-vjeçari Gerti Selimaj.

Edhe pse arrestimi dhe ekstradimi u bë me bujë të madhe, gjykata vendosi arrest shtëpie. Ky vendim ka shkaktuar indinjatë te familjarët.

Mimoza Hasho, bashkëshortja e njërit prej viktimave, tregon ngjarjen e rëndë.

Ajo apeloi që 47-vjeçari të kthehet përsi në burg dhe të zbardhet totalisht kjo vrasje.

Edhe Xhuliano Haxho, djali i njërit prej vëllezërve të vrarë kërkon drejtësi, që shteti të vendosë dhe situata mos të shkojë në vetgjyqësi.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.