Welcome to Vlora

IKMT arriti dakordësinë me pronarët, italiania që kishte marrë hotelin me qira kundërshton

Mëngjesin e sotëm IKMT arriti marrëveshjen me pronarët e një hoteli 3-katësh në Orikum për ta shembur objektin.

Por kjo marrëveshje është kundërshtuar nga një shtetase italiane që e ka marrë hotelin me qira, e cila thotë se ka paguar të gjitha taksat për vitin 2022. Sipas saj, ajo tashmë është në mes të rrugës, pasi nuk ishte lajmëruar për prishjen e objektit.

“Si qytetare italiane mendova të kisha të paktën një shtëpi deri sa të gjeja një tjetër. Unë jam në mes të rrugës tani. Nuk e di çfarë të bëjë dhe ku të shkoj. Mora dje këtë dokument, më telefonuan nga posta për ta marrë.  Nëse unë paguaj taksat gjithë vitin atëherë më thuaj përse? Njihen apo nuk njihen, më bëni të kuptoj. I kam paguar të gjitha për vitin 2022, rreth 1 milion lekë. Tani nuk di çfarë të bëj, jam në mes të rrugës. Nuk është e drejtë. Që një qytetar italian të flejë në rrugë nuk e di nëse është shumë e drejtë”, u shpreh ajo.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.