Welcome to Vlora

Lajmi i fundit/Kryetari i Partisë Demokratike Vlorë në konferencë për mediat

Shqiptarët janë duke përjetuar krizën më të madhe ekonomike të viteve të tranzicionit. Varfëria ekstreme po shton përditë radhët e saj. Çmimet e artikujve ushqimor janë të papërballueshme për pagat e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Listat nëpër dyqane janë alarmante. Fuqia blerëse ka rënë. Pagat janë më të ultat në Rajon e në Evropë, po se po! Kriza e ka një emër.

Nuk është as Lufta e as Pandemia! As Ukraina që është në Luftë nuk po e përjeton Krizën si këtu tek ne, në Shqipëri! Kriza ka emrin – Edi Rama Njeriu që po e “qeveris” vendin pa asnjë program ekonomik, pa asnjë plan konkret për krizën, pa asnjë paketë sociale e njerëzore. Edi Kriza po e “qeveris” vendin vetëm me tekat e tij, arrogancën e pashembulltë, pushtetin absolut, shmangien nga përgjegjësitë, mospranimin e krizës e të tjera absurditete! Shqipëria po shkon drejt greminës ekonomike, drejt falimentit shoqëror.

Vetëm një pakicë e vogël përreth pushtetit të tij janë duke u pasuruar në kurriz të shqiptarëve, janë duke blerë Shqipërinë! Shqiptarët duhet të reagojnë, duhet të ngrihen, duhet t’i thonë “JO” gjithçkaje që po ndodh me jetën e tyre! Edi Kriza le të ngre satelitë, shqiptarët duhet të ngrenë nga pushteti absolut vetë atë! Shqiptarët duhet të ngrihen! Le të mblidhen në 7 korrik për të treguar se kanë dinjitet, se duan një jetë më të mirë, se nuk duan zgjedhë por zgjidhje, se duan paga të larta për të përballuar krizën që u ka shkaktuar një njeri i vetëm! Çështja nuk është më politike, nuk është më për fushatë, për vota.

Çështja nuk është as e PD dhe e Opozitës, por në kushtet kur sindikatat e shoqëria civile janë të kapura nga pushteti absolut, dikush duhet të organizojë protestat, si forma më e lartë e demokracisë, të cilën po e humbasim përditë. Vlonjatët dhe Shqiptarët duhet të reagojnë. Jo për Parti e Bindje, por për jetën e tyre, për familjet, për fëmijët, për të ardhmen. Duhet të refuzojnë atë që po bëjnë deri tani – pranimin e së keqes që po u merr peng jetën. Duhet të refuzojnë ikjen nga vend ii tyre, si një zgjidhje individuale për të ikur nga kriza e të gjithëve.

Dy paga normale nuk mjaftojnë për të përballuar shpenzimet për ushqimet e muajit, por dy njerëz, dy zemra, atje në shesh, mjaftojnë për të reaguar, për të treguar se jemi qytetarë të denjë të Evropës dhe jo të një pushteti autokrat e gjithnjë e më pak demokratik. Vlonjatët e Shqiptarët duhet të bashkohen masivisht në protestën e datës 7 korrik. Edi Kriza duhet ta shoh me sytë e tij forvën e madhe të shqiptarëve të bashkuar, jo për të ndryshuar një pushtet, por për të dëshmuar se koha e NJËSH-it ka përfunduar dhe se askush nuk mund të sillet me ata kaq antinjerëzor e antikombëtar.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.