Kryetari Ahmeti dhe kryetari Leli diskutuan për shumë çështje por fokus kishin zhvillimin e turizmit fushë kjo e cila sjell zhvillim më të mire ekonomik. “Unë sot gjendem në qytetin e Lipjanit për të ju takuar ju, gjatë qëndrimit tim në Kosovë u njoftova se jeni një nga simbolet e punës së mirë, në të mirën e komunitetit, në kuadër të vizitave që jemi duke bërë, jemi ardhur për të falënderuar të gjithë shqiptarët e Kosovës që zgjodhën këtë verë të pushojnë shqip”, ka thënë ndër të tjera kryetari i Bashkësisë së Vlorës së Shqipërisë Dr. Dritan Leli, duke shtuar se nga gjitha opinionet qe morra para se te vija këtu, duket se Komuna e Lipjanit ka një zot shtëpie qe ka bërë punë të mira ju uroj dhe ju përgëzoj.
Ndërsa Kryetari Imri Ahmeti ka falënderuar Kryetarin e Bashkëisë së Vlorës së Shqipërisë Dr. Dritan Leli, për vizitën e tij në Lipjan.
“ Në fakt nuk i duhet shume promovim as qytetit te bukur Vlorës as Shqipërisë për bregdetin e mire që ka sepse kosovaret në këtë rast lipjanasit veç e dinë praktikisht nga vizitat e tyre sepse janë adhuruesit e bregdetit shqiptar”, ka thënë Kryetari ndër të tjera Kryetari Imri Ahmeti.
Ai po ashtu ka njoftuar kryetarin e Bashkisë se Vlorës Dr. Dritan Leli, shkurtimisht për komunën e Lipjanit si pozitën gjeografike, zhvillimin ekonomik, resurset e turizmit, aeroportin ndërkombëtar por edhe specifikat tjera që ka Komuna e Lipjanit.
Shto koment