Welcome to Vlora

Klosi: Ky është vëllai nga Kosova që e shpëtoi turizmin e Shqipërisë

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi të hënën në Prishtina ka falënderuar me një mirënjohje të veçantë Ruzhdi Kurtishaj, pronari kompanive “Sharr Travel” & “Blue Travel Kosova” për kontributin që ky i fundit ka dhënë në promovimin e sezonës turistike të këtij viti. Ai madje para të pranishmeve të shumtë biznesmenin Kurtishaj e ka konsideruar si vëllain nga Kosova. “Një mirënjohje e veçantë do të jetë për vëllain tim nga Kosova Ruzhdi Kurtishaj” ka thënë ministri Klosi.

Në anën tjetër, pronari kompanive “Sharr Travel” & “Blue Travel Kosova” Ruzhdi Kurtishaj pas marrjes së mirënjohjes nga ministri Klosi ka premtuar se më gjithë forcën që ka do të vazhdoj edhe më tutje në promovimin e resurseve turistike shqiptare. “Ju jeni dëshmitar se ne lobuam për ta hapur kufirin dhe këtë e bëmë. Ne gjithmonë me përkrahjen tuaj do të vazhdojmë të lobojmë për ta hequr krejt atë. Këtë qëllim e kam pasur dhe do ta kem përherë në jete, e të cilin jam i bindur që së bashku do ta arrijmë. Nga dashuria për Shqipёrinë sakrifikuam shumë edhe në rrethana kur Jugu dhe Veriu i Shqipёrisë thuajse ishin të panjohura pёr njёri-tjetrin, por ne arritёm t’i ofrojmё e t’i bashkojmё ato. Dikur, pёr tё arritur nga Prishtina nё Sarandё, duheshin rreth 30 orё rrugё, por nga dashuria e madhe na dukeshin sikur tri. Sot Shqipёria ёshtё krejt tjetёr. Ёshtё ajo qё duam. Unё, dhe kompanitë tё cilat e drejtoj “Sharr Travel” e Blue Travel Kosova, dhe agjencitë tjera punuam shumё e do tё punojmё edhe mё shumё pёr tё hequr kufinjtё e pёr tё bashkuar shqiptarёt, pasi qё andej e këndej Drinit jemi njё” ka thënë i emocionuar Kurtishaj” ka thënë më tutje pronari kompanive “Sharr Travel” & “Blue Travel Kosova” Ruzhdi Kurtishaj.

Ai më tutje para të pranishmeve të shumtë se falë përkrahjes dhe besimit kompania që drejton ai po rritet  dhe po zhvillohet nga dita në ditë ku dhe po konkurron me kompani tё shteteve tё zhvilluara evropiane. “Zemra mё bёhet mal, kur shoh flotёn mё moderne tё autobusёve nё vend qё disponon ‘Sharr Travel’, ku pёr çdo ditё bartin pushuesit kosovarё drejt shtetit amë dhe shpresojë që shumë shpejtë këta autobusë do të bartin edhe pushues nga shteti amë për pushime dimërore në Kosovë. Falё pёrkrahjes suaj, ne sot jemi lider nё fushёn e turizimit nё vend. Sivjet kemi pasur njё sezonё tё pazakonshme, por tё zakonshme e keni bёrё ju sё bashku me ne Sharr Travel dhe agjencitë tjera bashkëpunuese” ka thënë më tutje ai. / Front Online /

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.