Welcome to Vlora

Kryebashkiaku i Vlorës : Cdo ankesë e kërkesë të komunitetit ,doja t’ju tregoja punën konkrete

Kryebashkiaku i Vlorës z.Dritan Leli, në një postim ne faqen e tij zyrtare ,prezanton ndryshimin rrënjësor që do i bëhet një prej zonave të qytetit

‘Kam parë çdo herë, çdo ankesë e kërkesë që nuk i kanë kursyer banorët e lagjes Çole, për gjendjen jo të mirë të rrugëve përreth banesave të tyre. Përpara se të përpiqesha t’iu ndryshoja mendjen me fjalë, doja t’ju tregoja punën konkrete. Siç mund ta keni parë, ka nisur prej ditësh rikualifikimi urban në gjithë bllokun e banesave midis rrugeve Gjergj Kastrioti, Osmen Haxhiu, Enver Jaho, Zaho Koka. Me prishjen e shtesave që kishin mbirë vend e pa vend, ka filluar ndryshimi rrënjësor që do të përfundojë me hapësira të gjelbra, trotuare, rrugë e ndriçim! Imazhet janë të Çoles që do të shihni së shpejti!”

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.