Welcome to Vlora

Del video sekrete/ Mjekët kinezë e pranojnë që kanë gënjyer botën për koronavirusin

Mjekët kinezë në Wuhan janë filmuar fshehurazi teksa pranojnë se e dinin se sa i rrezikshëm ishte koronavirusi kur nisi të bënte kërdinë në këtë qytet- por atyre iu ishte thënë që të gënjenin për këtë gjë.

Sipas Daily Mail, mjekët profesionistë në Wuhan thanë se ishin në dijeni për vdekjet nga virusi që në dhjetor 2019, por vetëm në mes të janarit, Kina informoi OBSH-në për viktimën e parë.

Mjekët e kishin kuptuar edhe se virusi përhapej mes njerëzve, por spitaleve iu ishte thënë që të mos tregonin të vërtetën.

Edhe thirrjet për të anuluar festimet e Vitit të Ri Hënor ishin hedhur poshtë pasi autoritetet donin të prezantonin një shoqëri të zhvilluar dhe në harmoni.

Këto dëshmi tronditëse do të transmetohen sonte në dokumentarin e rrjetit të njohur televiziv britanik, ITV.

Dokumentari titullohet “Shpërthimi: virusi që tronditi botën” dhe vjen në kohën kur po shtohet presioni mbi Kinën për të treguar të vërtetën e origjinës së virusit.

 

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.