Welcome to Vlora

Kriza energjetike, Balluku tregon sa do të kushtojë energjia pasi kalohet fasha prej 800 kv/orë

Kush shpenzon më shumë se 800 kv/orë energji duke nisur nga 1 tetori do të duhet të paguajë më shumë për energjinë elektrike.

Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku njoftoi këtë të enjte se çmimi për energjinë do të kushtojë 42 lekë për çdo kilovat nga 801/kilovat për orë e sipër.

Një kilovat/orë do të kushtojë 35 lek, plus 7 lekë tarifat e shpërndarjes, do të shkojë 42 lekë një kv/orë, tha Balluku.

Ky vendim do të jetë në fuqi deri në 31 dhjetor të këtij viti.

Sipas ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, ky vendim prek vetëm 4% të abonentëve familje, pasi 96% e tyre harxhojnë më pak se 800 kv/orë energji elektrike.

Me këtë plan, qeveria ka një plan të kursejë 100 milion lekë.

Administratori i energjisë në zyra dhe institucione

Një person, që me siguri duhet të jetë kursimtar, do të caktohet në çdo zyrë dhe institucion publik dhe detyra e tij do të jetë përmbushja e qëllimit të qeverisë, për të ulur me 5% konsumin mujor.

Balluku me ekspertët e energjisë, takime ndërgjegjësuese nëpër shkolla.

Ndër të tjera, Balluku tha se qytetarët duhet të ndërgjegjësohen për kursimin e energjisë. Ajo vetë, ekspertë dhe grpe pune nga OSHEE do të zhvillime disa takime nëpër shkollat e vendit, duke nisur nga data 14 shtator. Edukimi për kursimin e energjisë është shumë i rëndësishëm, u shpreh Balluku.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.