Welcome to Vlora

Edi Rama: Do të riindeksojmë pensionet, rritet me 10% ndihma ekonomike

Kryeministri Rama këtë të enjte ka deklaruar se pensionet do të indeksohen për herë të dytë brenda vitit me 6% ku së bashku me indeksimin e parë shkon në 9.5%.

“Pensionet indeksohen zakonisht një herë në vit, kjo ndodh në Prill dhe janë indeksuar këtë vit pikërisht në muajin Prill duke marrë parasysh edhe efektin e inflacionit, për herë të parë do të riindeksohen. Pra do të kemi një riindeksim të pensioneve të llogaritur me normën e inflacionit që shkon në 6% duke u nisur nga indeksimi i mëparshëm, por shkon në 9.5 % si indeksim tërësor i këtij viti. Kjo do të ndodhë edhe për personat me aftësi të kufizuar.

Kemi indeksimin e përvitshëm, bëjmë këtu një ndërhyrje për një indeksim me 7.5% për të gjithë personat me aftësi të kufizuar. Do rrisim edhe një herë me 10% ndihmën ekonomike, ndërkohë që do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike për nënat kryefamiljare me dy fëmijë. Të gjitha gratë kryefamiljare me dy fëmijë të cilat janë në kushtet e papunësisë do të marrin një ndihmë ekonomike të dyfishuar”, është shprehur Rama.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.