Welcome to Vlora

Italianit të joshur nga ‘bukuroshja’ në internet i zhvaten mijëra euro nga banda e shqiptarit: Tri arrestime

Sipas hetuesve italianë, truri i bandës që zhvaste para ka qenë 41-vjeçari shqiptar i arrestuar në Milano. Dy të arrestuarit e tjerë ishin një nigerian 48-vjeçar (i cili kreu vetëvrasje në burg dy ditë më vonë) dhe një 29-vjeçar nga Manfredonia.

Ishte një bandë zhvatësish që fshihej prapa një profile falso të një një vajze shqiptare, me të cilën mendonte se po bisedonte një burrë nga provinca e Foggia-s, të cilit i kishin marrë 18 mijë euro, në fillim me mashtrim dhe pastajme kërcënime.

Kjo është zbuluar nga policia italiane, që ka arrestuar në Milano 41-vjeçarin Ervin Sopi, një shqiptar që mendohet se ishte organizatori i këtij grupi. Gjyqtari i gjykatës ka urdhëruar burgosjen e tij.

Më 17 nëntor, ndërkohë, dy bashkëpunëtorët e tij u arrestuan në flagrancë: një nigerian 48-vjeçar (i cili u vetëvra dy ditë më vonë në burgun e Foggia) si dhe Leonardo Rodriquens, një 29-vjeçar nga Manfredonia.

Të dy u kapën duke shkuar në shtëpinë e viktimës për t’i marrë paratë.  Identifikimi i tyre u arrit falë denoncimit të viktimës.

Burri viktimë tregoi se prej 10 muajsh kishte një lidhje virtuale në “Messenger” me një vajzë shqiptare. Në mesazhe, vajza i kishte thënë se ishte në vështirësi financiare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar ndihmë.

Me shpresë për të nisur një lidhje romantike me gruan, viktima i dërgoi rreth 13 mijë euro në një llogari bankare që në fakt e mbante shqiptari që u arrestua nga policia.

Kur i dashuruari vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me këtë  profil që hiqej si femër, filluan kërcënimet pas të cilave burri u detyrua dhe dha edhe katër mijë euro të tjera.

Më pas, viktima i shqetësuar ka ndërruar edhe numrin e telefonit, por kërcënimi ka vazhduar në numrin e telefonit të babait të tij.

Të lodhur nga presioni, babë e bir pranuan t’u jepnin edhe një mijë euro dhe në momentin e dorëzimit i fotografuan dy bashkëpunëtorët, që u arrestuan.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.