Welcome to Vlora

Mediat shkruajnë për marrëveshjen e detit, Olta Xhaçka ndan foto me Dendias në Athinë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ndodhet sot në Athinë ku po zhvillon një vizitë zyrtare dhe është takuar me homologun e saj Nikos Dendias. Shefja e diplomacisë shqiptare thotë se të dy kanë zhvilluar diskutime konstruktive, për marrëdhëniet Shqipëri Greqi.

Ndërkohë, mediat në vendin fqinj kanë raportuar këtë të premte se mes dy ministrave të jashtëm është diskutuar dhe do të firmoset sot marrëveshja për dërgimin e çështjes së detit në Hagë. Do të jetë Gjykata Ndërkombëtare ajo që do vendosë për kufijtë ujor të vendeve.

“E lumtur që takova homologun tim grek, ministrin e Jashtëm Nikos Dendias. Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Mirënjohës ndaj Ministrit të Jashtëm Dendias për rolin e tij personal në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis vendeve tona dhe mbështetjen e vendosur për integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.

Ne ndajmë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të gjetur mënyra për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popullit tonë dhe të rajonit”, shkruan Xhaçka në Twitter.

Protothema shkruan se në kuadër të takimit dypalësh, u zhvillua një diskutim politik për çështjen e delimitimit të zonës ekskluzive ekonomike mes dy vendeve, në kuadrin e marrëveshjes parimore mes Shqipërisë dhe Greqisë për ta çuar çështjen në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Referuar parimeve ndërkombëtare, kufizimi i zonës ekskluzive ekonomike, njohur dhe si shelfi kontinental, ndërmjet shteteve me brigje të kundërta ose të afërta do të bëhet me marrëveshje në bazë të së drejtës ndërkombëtare, siç përmendet në nenin 38 të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qëllim për të arritur një zgjidhje të barabartë.

Gjithashtu, në diskutimet Xhaçka-Dendias u shqyrtua edhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor , që do të zhvillohet në Tiranë,

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.