Welcome to Vlora

Interpoli e zbulon të fshehur në Vlorë, 52-vjeçarin e kërkuar nga drejtësia italiane

Interpoli ka arritur të zbulojë në fshatin Poro të Vlorës, një person të kërkuar në nivel ndërkombëtar  për krime të kryera të Itali dhe dënuar atje me 15 vjet.

Interpol Tirana kësisoj në bashkëpunim me Policinë e Vlorës dhe forcat “Shqiponja”, arrestuan Adriatik Budanin, 52 vjeç, banor i fshatit Fitore të Vlorës, me qëllimin për ta ekstraduar drejt Italisë.

Policia e Shtetit njoftoi se “në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, nga strukturat e lartpërmendura, falë shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, mbështetur dhe në inteligjencën informative, u finalizua me sukses operacioni i koduar “Poro”.

Si rezultat u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Adriatik Budani, 52 vjeç, banues në fshatin Fitore, Vlorë.

Gjykata e Apelit, Brindizi, Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 15 vjet burgim, për veprat penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”, “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Emigracion klandestin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.”   

Interpol Tirana tashmë  në bashkëpunim me Interpol Roma, po vijojnë procedurat për ekstradimin e Budanit drejt Italisë.

Image

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.