Welcome to Vlora

IGJEUM jep alarmin/ Shira të dendur dhe përmbytje në të gjithë vendin

Duke filluar nga dita e sotme dhe për 5 ditë më radhë në gjithë Shqipërinë priten reshje të dendura shiu, të cilat mund të sjellin edhe përmbytje dhe rrezikojnë rrëshqitje dherash.

Instituti i Gjeoshkencave, IGJEUM, ka paralajmëruar për një situatë alarmuese, duke theksuar se këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Me një postim në Facebook, IGJEUM bën me dije se përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale, të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 janar 2021.

“Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë datave (6 -11 Janar 2021) priten reshje shumë intensive, pothuajse në të gjithë territorin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, këto reshje do të sjellin rritje të rrezikshme të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Përmbytje mund të shkaktohen nga lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës me prurjet maksimale të cilat parashikohen të arrijnë zonat e rrezikuara në datën 12 Janar 2021. Lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen dhe Shkumbin do i arrijnë prurjet maksimale në fundin e datës 8 dhe 9 Janar 2021. Lumenjtë Seman dhe Vjosa parashikohen të rrezikshëm, por me probleme më të vogla lokale të përmbytjeve. Shkalla e rrezikut nga përmbytjet lumore do varet edhe nga sasia e shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave. Përmbytje urbane dhe rrëshqitje të dherave mund të ndodhin gjithashtu në pothuajse të gjitha qarqet”, – thuhet në njoftimin e IGJEUM-

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.