Welcome to Vlora

Emërohet drejtori i ri i Policisë së Shtetit

Këshilli i Ministrave emëroi sot drejtorin e Përgjithshëm të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun.

Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

“Zoti Rrumbullaku është oficer karriere i lartë në policinë e Shtetit që ka mbajtur e kryer shumë detyra në gjithë piramidën e Policisë së Shtetit.

I vlerësuar në çdo pozicion që ka qenë dhe i vlerësuar gjithashtu dhe së fundmi në pozicionin që ka mbajtur deri javën e kaluar të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Është drejtori që reformoi agjencinë që është kthyer në agjenci civile dhe rezultatet e reformës kanë filluar të ndihen ndërkohë.

Zoti Rrumbullaku mban gradën e ‘Drejtuesit të Parë’ në piramidën e Policisë së Shtetit dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Në orën 16:00 do bëjmë një prezantim të gjerë të Zotit Rrumbullaku dhe dy drejtorëve të tjerë të agjencive të Ministrisë së Brendshme, drejtoreshës së re të IKMT dhe drejtorit të ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes policore”, tha ministri Çuçi.

Shto koment

Follow us

Don't be shy, get in touch. We love meeting interesting people and making new friends.